Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka folur për herë të parë pas fitores së zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump, kundër kandidates demokrate, Kamala Harris.
Nga Shtëpia e Bardhë, Biden deklaroi se amerikanët e zgjodhën me votë presidentin e tyre të ardhshëm, teksa shtoi se ka komunikuar me Trump dhe e ka uruar për fitoren.
Ndër të tjera, Biden tha se Harris duhet të jetë krenare për fushatën që bëri.
“Është shumë mirë që iu shoh të gjithëve. Njerëzit votojnë dhe zgjedhin liderët e tyre, jemi demokraci, vullneti shkon përpara. Dje fola me presidentin e zgjedhur, e sigurova se e kam drejtuar adminsitratën time të punojë me njerëzit e tij. Do kemi tranzicion të qetë. Kamala ka karakter të fortë, duhet të jetë krenare për fushatën që bëri”, theksoi Biden./abcnews.al