Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris, janë zgjedhur me çmimin “Njeriu i Vitit” nga revista “Time”.
Presidenti i zgjedhur amerikan dhe zëvendësja e tij, kanë fituar kopertinën e lakmuar që çdo dhjetor, nga vitit 1927, revista amerikane ia atribuon personit i cili, për mirë ose për keq, ka qenë protagonist i vitit.
Dyshja ka mundur presidentin në largim Donald Trump, epidemiologun Anthony Fauci së bashku me “punëtorët thelbësorë” që luftojnë Covidin dhe lëvizjen “Black Lives Matter”.

“Së bashku, Biden dhe Harris ofruan gjëra të reja dhe rinovime në një biletë të vetme. Dhe Amerika bleu atë që kishin vendosur për shitje”, shkruan revista duke motivuar zgjedhjen e saj.
Presidenti Trump ndoshta pagoi për zgjedhjet politike që zhytën Shtetet e Bashkuara në humnerën e një pandemie me mbi 150.000 raste në ditë dhe thuajse 300.000 vdekje që nga nisja e pandemisë.

Kjo e vitit 2020, ishte një zgjedhje veçanërisht e vështirë, shpjegoi revista amerikane, e cila javën e kaluar kishte vendosur për këtë vit në kopertinë, një kryq të kuq mbi numrat: viti që duhet harruar për shkak të pandemisë.

“Njeriu i Vitit nuk është një çmim. Është historia për mënyrën si është shkruar, për të mirë ose për keq”, tha “Time”, duke njoftuar zgjedhjen që mbyll një vit “të dominuar nga humbja e madhe e jetëve në të gjithë botën, por ishte edhe një vit plot guxim, dhembshuri dhe zemër”.
