Biden merr ‘live’ dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

BOTA


Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori të hënën dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Në komentet e shkurtra për gazetarët, ai tha se ka besim tek ekipi i tij për rritjen e shkallës së vaksinimit, pasi të marrë detyrën më 20 janar.

Biden e ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech më 21 dhjetor.

Për të qenë efektive, kjo vaksinë duhet të jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.

Koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka prekur mbi 22 milionë njerëz, ndërsa ka vrarë mbi 374,000



Skip to toolbar