Biden: Putin si Adolf Hitleri, mbështetja për Ukrainën nuk do të mungojë!

BOTA


Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar ashpër ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke e bërë përgjegjës për sulmet shkatërruese në Ukrainë. Biden e ka krahasuar Putinin me Adolf Hitler.

Gjithashtu ai theksoi se populli amerikan qëndron krah Ukrainës, dhe nuk do të mungojë mbështetja kundër agresionit rus.

SHBA-ja është deri tani furnizuesi më i madh i Kievit për mbështetjen e kohës së luftës dhe Ukraina po përpiqet të shmangë një ofensivë intensive ruse në zonat lindore të vendit.



Skip to toolbar