Banka Qendrore e Sirisë ka siguruar qytetarët se depozitat e tyre janë të sigurta. Në një postim në Facebook, banka tha:
“Banka Qendrore e Sirisë vazhdon punën e saj dhe do të vazhdojë të monitorojë dhe mbikëqyrë punën e institucioneve financiare bankare dhe jo-bankare.”
Deklarata shtoi se banka nuk tërhoqi asnjë sasi të paundëve sirian nga qarkullimi, shkruan Sky News. Regjimi i presidentit Bashar al-Assad në Siri ra, pas një ofensive të papritur nga grupet rebele islamike. Kjo ofensivë u drejtua nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), së bashku me fraksionet rebele aleate dhe i dha fund sundimit 50-vjeçar të familjes Assad.
Ofensiva filloi vetëm 12 ditë më parë, me dy qytete të mëdha që ranë në duart e rebelëve gjatë fundjavës. Homs, qyteti i tretë më i madh i Sirisë, u pushtua të shtunën pas vetëm një dite luftimesh.
Një ditë më pas, të dielën, rebelët e udhëhequr nga HTS njoftuan se kishin hyrë në kryeqytetin Damask, duke liruar të burgosurit nga burgu famëkeq ushtarak Saydnaya./abcnews.al