Bie Facebook, shumë përdorues nuk mund të logohen. Probleme edhe me Messenger dhe Instagram

BOTA


Një problem ka ndodhur pasditen e së martës me Facebook, pasi shumë përdorues nuk janë në gjendje të hyjnë në llogaritë e tyre. Shumë përdorues raportojnë se janë çkyçur nga llogaritë e tyre dhe nuk mund të logohen përsëri. Për momentin nuk dihet shkaku i problemit që ka prekur mijëra njerëz.

Gjithashtu edhe Messenger nuk funksionon pasi kur përdoruesit përpiqen të dërgojnë një mesazh te kontaktet e tyre, ata marrin një njoftim se mesazhi nuk mund të dërgohet. Shumë përdorues gjithashtu kanë dalë nga Messenger, pa mundur të logohen përsëri.

Probleme raportohen edhe në funksionimin e Instagramit. Në mënyrë të parashikueshme, shumë njerëz u drejtuan në platforma të tjera të mediave sociale për të shkruar se kishin probleme me llogarinë e tyre në platformat Meta, duke bërë që X të “përmbytej” me komente për këtë çështje.



Skip to toolbar