Bie në kazanin e rakisë, foshnja digjet në 30% të trupit

AKTUALITET


Mjekët e QSUT-së njoftojnë se gjendja e fëmijës 17 muajsh që ra të premten në kazanin  e rakisë në Skrapar është e stabilizuar, por ai ka pësuar djegie në 30% të trupit.

Sipas mjekëve, fëmija ka shkuar pasditen e djeshme rreth orës 17:15 në QSUT, në repartin e djegie-plastikës dhe aktualisht gjendja paraqitet e stabilizuar.

 “Në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në pjese të ndryshme të trupit pacienti me inicialet K. B., i moshës 17 muajsh. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit, paraqitet e stabilizuar. Fëmija ka pësuar djegie në 30% të trupit”, njofton QSUT.

Stafi mjekësor është duke e mbajtur në monitorim të vazhdueshëm dhe po i jep përkujdesjen mjekësore të nevojshme. Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në fshatin Therepel të rrethit të Skraparit ku fëmija është rrëzuar në kazanin ku po ziente rakia ndërsa ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë



Skip to toolbar