Kontakti me rrymën elektrike i ka marrë jetën një punonjësi të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në qytetin bregdetar, teksa 56-vjeçari, emri i të cilit jepet vetëm me inicialet P.H, ka humbur jetën gjatë kontaktit me rrymën elektrike.
Elektricisti, pjesë e OSHE-së, ka qenë duke kryer një punë privatisht në një banesë në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Gjatë kohës që ishte duke kryer një riparim, rreth orës 18:50, elektricisti ka pasur edhe kontaktin me rrymën elektrike, prej së cilës ka gjetur dhe vdekjen.
Pas ngjarjes, policia ka shpërndarë një komunikat për mediat, ku shprehet se ka nisur hetimi për zbardhjen e dhe sqarimin e mëtejshëm të këtij aksidenti, që i ka kushtuar jetën 56-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” shtetasi P. H., 56 vjeç (Punonjës i OSHEE Vlorë) duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.