Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar 110,456,787 milionë, ndërsa 2,441,480 njerëz kanë ndërruar jetë. Ndërsa numri i presonave në botë që kanë fituar betejën me COVID është 85,355,684.
Sipas Worldmeter, Shtetet e Bashkuara, janë vendi me numrin më ta lartë të infektimeve, ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 85,644 persona, duke e çuar shifrën ne total 28,453,526 milionë. Ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,513 pacientë dhe shifra në total është 502,544 pacientë.
India renditet e dyta, me numrin më të lartë të infektimit. Gjatë orëve të fundit janë regjistruar mbi 7,886 persona të infektuar dhe në total ka arritur 10,950,201 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 112 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 156,038.
Në Evropë gjendja paraqitet problematike, ku disa vende ende janë në izolim dhe disa të tjera kanë shtyrë masat parandaluese.
Franca renditet e gjashta, për sa i përket numrit të lartë të infektime. Gjithashtu, numri i pacientëve në spital me Covdid-19 në Francë është në nivelin më të lartë që nga nëntori. Gjatë orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 53,762 njerëz, duke e çuar numrin në total 3,514,147 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,272 persona dhe numri në total është 83,122. Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se një vaksinë do të ofrohet deri në fund të verës. Po ashtu, ai ka thënë se 80% e të moshuarve në shtëpitë e kujdesit, rreth 500,000 njerëz do të vaksinohen deri në fillim të marsit.
Në Gjermani numri i rasteve të konfirmuara pozitiv gjatë orëve të fundit është mbi 28,139 njerëz, duke e çuar shifrën në total 2,362,364 mijë persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 799 njerëz dhe numri në total është 67,074.
Kombet e Bashkuara të Mërkurën drejtuan thirrjet për një përpjekje të koordinuar globale për të vaksinuar kundër Covid-19, duke paralajmëruar që pabarazitë e zbrazëta në përpjekjet fillestare e vënë në rrezik të gjithë planetin. Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres shprehu alarmin se vetëm 10 kombe kanë administruar 75 përqind të dozave deri më tani, dhe 130 vende nuk kanë marrë asnjë dozë.