Gazeta gjermane Bild ka publikuar gjashtë përgjime të reja mes Astrit Avdylajt, anëtar i bandës së Shijakut, i cili tashmë është në burg, i cili komunikon me Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, Kryetarin e Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani dhe funksionarë të tjerë të PS-së në Durrës. Ky përgjim i ri, i cili menjëherë ka sjellë reagime në politikën shqiptare, disponohet vetëm nga Prokuroria për Krimet e Rënda, ndërkohë që deputetët socialistë të Komisionit të Ligjeve kanë kërkuar menjëherë prokurorisë që të ruajë sekretin hetimnor.
Pas furnizimit nga prokuroria shqiptare me përgjimet, bisedat janë publikuar nga ‘Bild’ vetëm një ditë pasi mbërriti Lulzim Basha në Gjermani, i cili vijon takimet në Berlin.
Biseda e parë mes Astrit Avdylajt dhe Vangjush Dakos- (pa datë)
Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndjeur, jeni kënaqur?
Vangjush Dako: Hehehehe
Astrit Avdylaj: Ça bohet?
Vangjush Dako: Ça bohet?
Vangjush Dako: Mirë, mirë…
Astrit Avdylaj: Nga je vëlla?
Vangjush Dako: Dëgjo
Astrit Avdylaj: Hë vëlla…
Vangjush Dako: Thuaj byrazerit unë po iki në Ishëm te ata çunat
Astrit Avdylaj: Jo pra tashi, se do ta lëmë më vonë, se jam tani me çunat (Vath Alla)
Vangjush Dako: Ku je ti?
Astrit Avdylaj: Këtej nga Hipoteka duke pritur Anin (Ani Dyrmishi asokohe drejtor i Hipotekës në Durrës, tani drejtor i Hekurudhave). Ani do të vijë të takojë ty, drejtori apo jo?
Vangjush Dako: Janë aty ata apo?
Astrit Avdylaj: Po, Vath Alla është këtu me mua direkt, drejtpërdrejt, live përballë në tavolinë po na dëgjon
Vangjush Dako: E mirë takohemi në Durrës atëherë…
Astrit Avdylaj: Jo, takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi, do takojm atje, nga dreka se s’bën, të mbarojmë pak punë me Anin këtu se tha do shkoj te bashkia tha ai, po e pres te hipoteka vëllai
Vangjush Dako: Mirë, mirë
Astrit Avdylaj: Hajt, të du fort vëllai jot
Biseda e dytë mes kryetarit të bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani dhe Astrit Avdylit (28 mars 2017)
Astrit Avdyli: Alo?
Ardian Kokomani: He mo
Astrit Avdyli: Si je kryetar?
Ardian Kokomani: Si ke qenë ti?
Astrit Avdyli: Mirë faleminderit, ca po bon?
Ardian Kokomani: Jam akoma këtej, sa kemi mbaruar dhe po hamë drekë?
Astrit Avdyli: Mirë, po a e di pse të mora unë?
Ardian Kokomani: Po…
Astrit Avdyli: Nesër kemi një takim në orën 10:00 të mëngjesit…Alo, alo, më dëgjon
Ardian Kokomani: Po, po, të dëgjoj…
Astrit Avdyli: Unë, ti, Gjushi, Liri (Ilir Ndrazhi), vëllai i Lirit dhe ju, do të pimë një kafe nesër në Durrës në orën 10:00, prandaj të kam marrë sot me një fjalë
Ardian Kokomani: Atëherë, nesër në 10:00 do jemi 5 minuta te Pallati i Kulturës, se ka vdek Niko Bespalla, ish-futbollisti jonë, shijaksi jonë. Është ceremonia te Pallati i Kulturës dhe takohemi atje.
Astrit Avdyli: Do takohemi te një kafe, do sjellim edhe Paparitin që të jemi nesër, a më kupton
Ardian Kokomani: Pa merak…
Astrit Avdyli: Erdhën sot ato dhe po diskutonim, ishte dhe Juli. Kështu që e kupton? Është ai, por të jesh edhe ti, e kupton…po nuk ishte ti, a më kupton
Ardian Kokomani: Eeeee
Astrit Avdyli: Alo…ca më the?
Ardian Kokomani: Pa merak, se atje do të jem në Durrës, rri pa merak se do të jem edhe në Durrës
Astrit Avdyli: Mirë, ngaqë do ashtu që të jesh edhe ti më këto, a më kupton
Ardian Kokomani: Po, po
Astrit Avdyli: Mirë, pra faleminderit
Ardian Kokomani: Hajt, hajt
Biseda e tretë mes Arjan Ndrazhit (vëllai i Ilir Ndrazhit, deputet i PS-së) dhe Astrit Avdylit (pa datë)
Arjan Ndrazhi: Tito, s’ia çove si je?
Astrit Avdyli: Si ‘ia çove Arjan, mirë, mirë je?
Arjan Ndrazhi: Mirë, mirë
Astrit Avdyli: Ça bëhet?
Arjan Ndrazhi: Hiç mirë, ja po luaj me çunin. Mirë jeni?
Astrit Avdylaj: Asgjë të mora për qejf. Kam thirr andej apo akoma?
Arjan Ndrazhi: Për ku?
Astrit Avdylaj: A i kanë bërë ndonjë thirrje vëllait apo jo?
Arjan Ndrazhi: Jo mo, ai tha që do takohet me ty, dje qe Juvja nuk e di. Takoi Julin dhe tha do vijë nesër. Mori në darkë vonë rrijë nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.
Astrit Avdylaj: Po
Arjan Ndrazhi: Dhe pastaj do takohej edhe me atë. Por me Gjushin (Vangjush Dako) në fakt takohet për punë pune…
Astrit Avdylaj: Mirë, mirë, unë po pres me një fjalë. Nesër, pasnesër më tha ai mua, kupton. E kena në xhep si me thon, e kupton vëllain tat.
Arjan Ndrazhi: Po, po..
Astrit Avdylaj: Ne vetëm po presim, ai më tha mua në 25, ishte aty edhe Eltoni (Arbana). Eltonit i dha o të 10 o të 11.
Arjan Ndrazhi: Elton Arbana, epo mirë
Astrit Avdylaj: Unë jam duke punuar këtu…me një fjalë tek lagja ime me njerëzit. Nuk kam dalë ndonjëherë në pazar, por jam duke takuar njerëzit, çdo njeri. E kam shumë, shumë ashtu dhe duhet të jemi shumë të nderuar edhe nga ai sipër, që duhet të na shofi me një kështu…
Arjan Ndrazhi: Po, e vërtetë…ti
Astrit Avdyli: Duhet ti japim një 10-çe me zero që edhe ai vetë të habitet
Arjan Ndrazhi: Po, po e vërtetë…Bëji një telefon Julit mos të shkoni të pini një kafe te puna
Astrit Avdyli: Mirë, pra o rob Zoti
Arjan Ndrazhi: Ti e ke numrin e Julit? Apo…
Astrit Avdyli: Po e kam, hë se i bëj vetë, pa merak, hajt paç gjithë të mirat
Arjan Ndrazhi: Ia kalofsh mirë, ça flet
Biseda e katërt mes Astrit Avdylit dhe Elton Arbanës, i cili asokohe ka qenë kryetar i PS-së Shijak, aktualisht, kandidat i PS-së për kryetar bashkie në Shijak (31 mars 2017)
Elton Arbana: Astrit si ja çove, ca bone?
Astrit Avdyli: Si ja cove?
Elton Arbana: Mirë, si je ti?
Astrit Avdyli: Mirë, ti si je?
Elton Arbana: Hajt mor mirë duke bërë një lojë murlan me çunat
Astrit Avdyli: A e di ku e kisha hallin unë? A e njeh atë drejtorin e INUK-ut?
Elton Arbana: E njoh mor Dallëndyshja?
Astrit Avdyli: Ore, lerë Dallëndyshen, po këtë të Durrësit, Artur…
Elton Arbana: Artur Çela i bashkisë?
Astrit Avdyli: Eh
Elton Arbana: Po e njoh
Astrit Avdyli: I kujt bashkie, i Shijakut eee?
Elton Arbana: Jo, re i Durrësit, i Vangjushit
Astrit Avdyli: Po nuk ka qenë aty Vangjushi, është atje me Edin, merre ore atë by* q*r thuaj ke shkuar me i vendos gjobë 5 mln..në Fermë. Tani se nuk është Vangjushi këtu
Elton Arbana: Mua më kanë hequr, u bënë katër ditë, por ta marr në telefon, te kush?
Astrit Avdyli: Ore ka shkuar në Fermë të Sukthit duke vendosur gjoba, po nuk është Gjushi aty, është me Edin në Zvicër, a më kupton? Se nuk kam me cfarë ashtu
Elton Arbana: Epo, kujt, ke ndonjë emër konkret?
Astrit Avdyli: Kujt konkret?
Elton Arbana: Dmth kujt i ka vënë?
Astrit Avdyli: Ore thuaj i ke vënë thuaj atij në Fermë thuaj, bërë gabim dhe kthe gjobat thuaj, mos vendos gjoba, se nuk është Gjushi aty, a më kupton, po bën gabim thuaj ore pis thuaj, se nuk dua me e marrë vetë në telefon
Elton Arbana: E marr, e marr, a e more vesh që më hoqën para një jave? Alo, alo..
Astrit Avdyli: Nuk e di si qysh, tek?
Elton Arbana: Isha te INUK, por ndërhyrja për këto kështu dhe ata më shkarkuan
Astrit Avdyli: Nuk e di, po ma lajmëro i cik këtë thuaj ke bërë gabim thuj që ke shkuar aty në Fermë, se nuk është Vangjushi se është me Edi Ramën në Zvicër dhe nuk kam me ashtu, se më morën tashti
Elton Arbana: E marr unë tani direkt
Astrit Avdyli: Mirë pra faleminderit
Elton Arbana: Hajt ciao
Biseda e pestë mes Astrit Avdylit dhe Ivo Doçit drejtor i Ujësjellësit të Shijakut (pa datë)
Astrit Avdyli: Mirëmbrëma, Astriti jam, si ia çove?
Ivo Doçi: Astrito, mirë faleminderit si je ti, nga shtëpia mirë?
Astrit Avdyli: Mirë, mirë
Ivo Doçi: Mirë, ja sa po hyj në shtëpi
Astrit Avdyli: Dëgjo unë isha i cik sot në Durrës, jam këtu me Elton Arbanën dhe me Dor Gallain. Edhe nesër kur të kesh kohë ti, dua me fol një cik me parë atë listën cfarë ke aty, punonjës dhe kundra që mund ti kesh të PD-së, ndonjë të etiketuar. E kupton? I dua të gjithë ata emrat që mund të kesh kundër
Ivo Doçi: Të kuptoj, i kam ndarë, i ke të ndarë komplet, i kam gati
Astrit Avdyli: Ashtuuu. Këtë kërkoj unë, kur të kesh kohë
Ivo Doçi: I kam ndarë komplet, i kam gati
Astrit Avdyli: Kur ti kesh gati se ne dum me i thirr që ti tunim nga një cike, ose te puna, ose ta na japin votën ose të ikin te shpia, kupton?
Ivo Doçi: As bohet fjalë fare.
Astrit Avdyli: Kupton?
Ivo Doçi: I kam gati të gjitha, i kam gati të gjitha, edhe kush ka hyrë në punë edhe kush ka qenë i kam ndarë komplet, i kam kështu në kompjuter të punume
Astrit Avdyli: Ok du të mi qethësh, edhe dua që…më kupton
Ivo Doçi: Patjetër, të bëj unë telefon nesër
Astrit Avdyli: Ok, mirë pra natën e mirë, na fal për …
Ivo Doçi: Po cfarë thua mo burrë….natën, natën
Biseda e gjashtë mes Astrit Avdylit me një votues (pa datë)
Astrit Avdyli: Si ia çove?
Votues: A je mirë?
Astrit Avdyli: Si je
Votues: Mirë vllai
Astrit Avdyli: A po më njeh? Ti nuk më njeh mu, por kur thotë do ta jap votën tani nuk e njeh as telefonin
Votues: Oooo shef Astriti
Astrit Avdyli: Heee, ca bone?
Votues: A je mirë? Je i mirë për zotin
Astrit Avdyli: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë, që mos ti fusi njoni, o Gon Duka, mos ti fusi me një fjalë…(dëgjohen zhurma në sfond). Ne jena për PS, për Ilir Ndranxhin.
Votues: Unë me të thënë…
Astrit Avdyli:Rrofsh, kur do ta pimë një kafe
Votues: Kur të dush ere, dëgjo, jo vetëm me ty, me Niçen, me Çimin, unë me ju kam qenë përherë
Astrit Avdyli: Faleminderit shumë
Votues: Nuk bohet fjalë njëherë
Astrit Avdyli: Edhe desha me fol cik edhe me vëllain tat, me Jarin
Votues: Me Jarin?
Astrit Avdyli: Po
Votues: Po, i them unë
Astrit Avdyli: Desha me fol cik dhe me Jarin, po edhe do folim, e kupto vetë ti, se kafja osht. Rrofsh shumë faleminderit! Kur ke kohë që ta pishim një kafe
Votues: Kur të dush me Astrit
Astrit Avdyli: Unë në shpi jam, po deshe
Votues: Mirë vlla, mase vij ndonjë ditë kështu