Black out në New York, 3 orë terr për 72 000 banorë

BOTA


Më shumë se 72 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe rrjeti i metrove të New York ka qenë në një situatë alarmante, për shkak të një problemi. Manhattani dhe në ndërtesat si Empire State Building janë ndriçuar sërish vetëm pas më shumë se tre orësh.

Kryetari i Bashkisë së New York, Bill de Blasio, ka shpjeguar që bëhej fjalë për një problem teknik. Mediat e huaja raportojnë se problemet më të mëdha u hasën në Manhatan, qyteti me popullsi më të madhe dhe Midtownit. Mësohet se qindra qytetarë mbetën të bllokuar në trenat e metrosë dhe në ashensorë, duke shkaktuar panik.

Po ashtu ndërprerja e elektricitetit shkaktoi probleme edhe në trafik, pasi u fikën semaforët. Kompania e energjisë Con Edison tha se më shumë se 70,000 shtëpi dhe biznese humbën energjinë elektrike në Manhattan.

Pak para mesnatës, Kreu i Con Edison, John MacAvoy tha se të gjashtë rrjetet të cilat ishin prekur tani ishin në punë. Ai deklaroi se problemi duket të ketë origjinën në një nënstacion, por shkaku ishte duke u hetuar.



Skip to toolbar