“Blindoi” portën ndaj Napolit, Strakosha më i miri te Lazio

SPORT


Lazio ka arritur të fitojë sfidën e vështirë ndaj Napolit të dielën me rezultatin 1-0, duke vulosur kështu 10 fitore radhazi në kampionat. Kryeqytetasit arritën të merrnin tre pikët fal golit të Ciro Immobile në minutën e 81-të, i cili përfitoi nga një gabim trashanik i portierit Ospina. Në sfidën e sotme napolitanët u treguan më të rrezikshëm, por falë pritjeve të portierit Strakosha, Lazio qëndroi në lojë. Për pritjet e tij vendimtare gardiani kuqezi është vlerësuar maksimalisht nga mediat italiane. Së bashku me Immobile, Strakosha ka notën maksimale për ndeshjen e sotme 7. “Nota 7. Pak ndërhyrje, të gjitha vendimtare. Numri një përgjigjet kur kërkohet nga ekipi dhe blindon rezultatin final”, shkruan media italiane për Strakoshën.



Skip to toolbar