AKU ka bllokuar dhe gjobitur me 2.65 milionë lekë 4 subjekte në Tiranë dhe Korçë, pasi tregtonin produkte të skaduara. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “E&T shpk” në Tiranë u konstatuan dhe bllokuan 3.6 tonë biskota të skaduara. Ndërsa nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Kujtim Hajzo” në Korçë u konstatua se nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe u evidentuan një sërë produktesh të cilat ishin të paetiketuara në gjuhën shqipe, si çokollata, biskota dhe vafër.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Kostana shpk”, Korçë, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë, mungonin kushtet higjieno-sanitare si dhe nuk dispononte planin e vetëkontrollit. Gjatë kontrollit u konstatuan një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi dhe të paetiketuara në gjuhën shqipe, si makarona, bonbone, patatina, vafër, llokume dhe miell misri.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Niko Male”, Korçë, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë, mungonin kushtet higjieno-sanitare dhe produktet mbaheshin edhe në ambiente sanitare. Gjithashtu u gjetën një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi dhe pa etiketë, si karamele, vezë, fara kungulli, kuti konservash, pije energjike dhe freskuese dhe miell.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Kujtim Hajzo” me aktivitet “Magazinë ushqimore me shumicë dhe pakicë”, Korçë, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe u evidentuan një sërë produktesh të cilat ishin të paetiketuara në gjuhën shqipe, si çokollata, biskota, etj.
Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat administrative dhe u bë bllokimi i të gjitha produkteve të pasigurta për konsum me qëllim asgjësimin e tyre.