Bllokohen në Gjipe, policia shpëton 2 turistet gjermanë

AKTUALITET


Dy turiste gjermanë janë shpëtuar nga policia, pasi kanë kaluar natën të bllokuar në Gjipe, ku kishin humbur rrugën.

Sipas të dhënave, dy turiste të huaja gjermane J.M dhe K.U, të dyja nga 37 vjeç kishin dalë për eksplorim gjirin e Gjipesë, që është një terren i vështirë për tu eksploruar dhe tërheq më së shumti turistët e huaj, që për ta vizituar preferojnë ta përshkojnë në këmbë përmes rrugës malore, por i kishte zënë nata dhe kanë humbur rrugën.

Turistet kanë kërkuar ndihmën e policisë mbrëmjen e së martës. Menjëherë janë angazhuar forcat e komisariatit të Himarës të mbështetur nga FNSH, të cilat janë instaluar prej ditësh në këto zona, me qëllim ardhjen në ndihmë të turistëve të huaj. Pas një kërkimi prej disa orësh turistet gjermanë janë gjetur në kanionet e kësaj zone, në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar policinë shqiptare për ndihmën e dhënë.



Skip to toolbar