Çarja e tubit të gazit në një karburant në Shkozë ka shkaktuar alarm te banorët të cilët janë evakuuar nga policia për çështje sigurie.
Policia bën me dije se ka bllokuar përkohësisht rrugën e urës së Shkozës.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.09.2023, rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, në një karburant, është çarë një tub gazi i karburantit.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.