Kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar ka zhvilluar një komunikim për mediat.
I pyetur lidhur me bojkotin e opozitës pas vendimit për deputetin Ervin Salianji, Peleshi theksoi se Partia Socialiste nuk ndërhyn në punët e drejtësisë.
“Nuk mund të jem as unë dhe as grupi parlament të PS dhe as qeveria mbi drejtësinë. Politika shqiptarë në këto vite ka bërë reformën në drejtësi, në mënyrë që të ndajmë punën dhe drejtësia të ketë punën e saj të pavarur. Nuk kemi kundërshtuar zbatimin e një gjykatë Kushtetuese”, tha ai.
Gjithashtu Peleshi nënvizoi se skenarët me bojkot nuk kanë sjellë asnjë të mirë, megjithatë theksoi se mazhoranca do të vazhdojë punën e saj pavarësisht qëndrimit të opozitës.
“Nuk është korrekte të flasim me nëse, po ju ripërsëris, do kemi një linjë të zbatojmë detyrimet kushtetuese, të marrim pjesë në të gjitha komisionet, të ndjekim jetën parlamentare, duke qenë aktiv.
Shpresoj mos shkojmë në skenarë që janë provuar të jenë të pasuksesshëm për asnjë forcë politike shpresoj të mos ndodhë kjo. Ne do vijojmë punën tonë”, tha ai.