Bojkoti, ligji i sponsorizimit “thembra e Akilit”

Më të fundit


Në të njëjtën linjë me Fidel Yllin ishte dhe presidenti i Ligës, Edvin Libohova, ligji i sponsorizimeve mbetet pika më e rëndësishme dhe hapi i fund për ti dhënë fund bojkotit:

“Jemi një hap pranë zgjidhjes. Problemet që u diskutuan ishin në 2 pjesë, në 3 pikat më pak të rëndësishme, për të cilat gjetëm gjuhën e përbashkët dhe do të jemi një prononcim nga Ministria e Financave së shpejti. Ndërkohë që për Ligjin e Sponsorizimit që është dhe “thembra e Akilit” e gjithë kësaj situate, debatuam duke propozuar dhe gjetur atë që do të jetë më e mirë.

Ditën e premte do të kemi një përgjigje përfundimtare për një zgjidhje e cila do të pranohet edhe nga komuniteti i sportit dhe futbollit për të filluar një epokë të re. Nuk ka një variant të miratuar, në tavolinë janë 2 variante, ai ekzistues dhe ai i propozuar nga ne. Ekspertët bashkë me ministren po diskutojnë që cili nga varjantet kënaq ekzigjencat tona. Ne këmbëngulim te varianti jonë.

Do të presim deri ditën e premte për të marrë një përgjigje. Akoma nuk ka dakortësi. Nuk është e kollajtë, negociatat zgjatin. Varjantet ministria do t’ia propozojë kryeministrit. Përgjigjen përfundimtare e presim nga kryeministri”, tha Libohova.



Skip to toolbar