Boksieri shqiptar, “knock out” serbin në raund të tretë

Më të fundit


Boksierit shqiptar Ferit Keta i janë dashur vetëm 3 raunde për të mposhtur me “Knock out” serbin Slavoljub Mitic, në dueli ne zhvilluar mes të dyve në Maltë.

Boksierit shqiptar Ferit Keta i janë dashur vetëm 3 raunde për të mposhtur me “Knock out” serbin Slavoljub Mitic, në dueli ne zhvilluar mes të dyve në Maltë.

Dueli i Ketës me boksierin serb ishte kryesori në “Summer showdown” në Maltë, duke qenë se ecuria e boksierit shqiptar është e jashtëzakonshme, ku nuk njeh asnjë humbje në peshën “kruizer”.

Kjo ishte fitorja e 13 e Ferit Ketës në boks dhe e 110-a e fituar me “konck out”, shifra mjaft të mira këto për boksierin 30-vjeçar.

Dueli ishte i dominuar nga Keta, të cilit i mjaftuan 3 raunde për të hedhur në tapet rivalin serb, që pësoi humbjen e 10-të në karrierë (ka edhe 10 fitore). Goditjet e forta të Ketës ishte vendimtare në këtë sfidë, me shqiptarin që nuk i dha asnjë shans rivalit të fitojë.

Edhe pse Ferit Keta nuk pati shumë kohë për t’u përgatitur për këtë duel, ai tregoi një formë të mirë sportive. I stërvitur nga vëllai i tij, Gjetan Keta, boksieri kuqezi u tregua i saktë në ring, duke qenë i saktë në goditjet e tij dhe e meritoi këtë triumf, duke mbajtur lart flamurin shqiptar.

Dueli i Ketës me boksierin serb ishte kryesori në “Summer showdown” në Maltë, duke qenë se ecuria e boksierit shqiptar është e jashtëzakonshme, ku nuk njeh asnjë humbje në peshën “kruizer”.

Kjo ishte fitorja e 13 e Ferit Ketës në boks dhe e 110-a e fituar me “konck out”, shifra mjaft të mira këto për boksierin 30-vjeçar.



Skip to toolbar