Bombë në një dasmë në Kabul, 63 të vdekur e 180 të plagosur

BOTA


Një bombë ka shpërthyer në një sallë ku po zhvillohej një dasmë në kryeqytetin Afganistan, Kabul, duke vrarë 63 persona dhe plagosur më shumë se 180 të tjerë.

Sipas BBC, bomba nuk ishte e instaluar, por një prej personave të cilët ishte në lokal në momentin e dasmës e ka pasur atë me vete, ndërsa ka humbur jetën dhe vetë pas shpërthimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:40 të së shtunës me kohën lokale (18.10) në një zonë në perëndim të qytetit të populluar kryesisht nga myslimanët shiitë.

Talebanët mohuan autorësinë e sulmit, ndërsa asnjë grup tjetër nuk e ka pranuar. Militantët myslimanë sunitë, përfshirë Talebanët dhe grupin e Shtetit Islamik, kanë synuar vazhdimisht pakicat Shia Hazara në Afganistan dhe Pakistan.

Ministria e brendshme afgane konfirmoi numrin e vdekjeve orë pas bombardimit. Fotografitë në mediat sociale treguan trupa të shpërndarë nëpër sallën e dasmës mes karrigeve dhe tryezave të përmbysura.

Dasmat në Afganistan shpesh përfshijnë qindra të ftuar që mblidhen në salla të mëdha, ku burrat zakonisht ndahen nga gratë dhe fëmijët. Një i ftuar, tha që ai kishte qenë në seksionin e grave kur dëgjoi një shpërthim të madh në zonën e burrave. “Të gjithë vrapuan jashtë duke bërtitur dhe duke qarë,” i tha ai agjencisë së lajmeve AFP. “Për rreth 20 minuta salla ishte e mbushur me tym. Pothuajse të gjithë në sektorin e burrave ishin të vdekur ose të plagosur.”

Ky sulm vjen fill pas tragjedisë së 11 ditëve më parë në të njëjtën zonë. Më 7 gusht  tre kamikazë sulmuan me bombë portën e selisë së Policisë afgane duke lënë të vdekur 14 persona dhe 145 të tjerë të plagosur.



Skip to toolbar