Bordi i Paqes/ Abazi: Asnjë konsensus në Kosovë. Mema: Nuk ndikon në anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Më të fundit


Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka komentuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës krijimin e Bordit të Paqes për Gazën, ku përfshihen edhe Shqipëria dhe Kosova.

Abazi e cilësoi këtë nismë si një vendim me “dorë të fortë”, duke theksuar se ndikimi i Kosovës dhe Shqipërisë në këto procese mbetet i kufizuar dhe se mungon konsensusi i brendshëm, veçanërisht në Kosovë. Ai kritikoi gjithashtu përfshirjen e presidentes Vjosa Osmani në nisma të tilla pa debat paraprak, ndërsa vlerësoi veprimin e kryeministrit Edi Rama si një lëvizje strategjike në arenën ndërkombëtare.

“Kemi të bëjmë me një vendim me dorën e fortë. Mund të ketë një impakt të momentit, por përllogaritja e Kosovës dhe Shqipërisë në këto procese janë marxhinale. Më vjen keq që presidentja Vjosa Osmani ka filluar të bëhet pjesë e këtyre nismave të jashtme, pa pasur një konsensus. Rama ka bërë një veprim të duhur, sepse synon që ta nënshkruajë fjalimin në Shtëpinë e Bardhë. Nëse mbetemi tek tentativa për të bërë një politikë të jashtme përmes fotove, i bie që nuk e kemi marrë akoma seriozisht rrezik. Në Kosovë nuk pati asnjë diskutim për bordin”, tha Haki Abazi.Nga ana tjetër, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Medlir Mema ngriti pikëpyetje mbi rolin dhe të ardhmen e Bordit të Paqes, duke paralajmëruar se kjo strukturë mund të sfidojë autoritetin e OKB-së dhe të mos ketë jetëgjatësi, pa ndikuar drejtpërdrejt në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Kemi dy pasoja, ajo e marrëveshjes me BE, nuk mendoj që do të ketë ndikim në anëtarësimin e Shqipërisë, e dyta është e ardhmja në rendin botëror. Bordi i Paqes del paralele dhe sfidon OKB-në. Unë Bordin e Paqes e shikoj si  një iniciativë të ngjashme me atë të Rusisë dhe Kinë, që cenon integritetin e OKB-së. Kemi duke përforcuar një organizatë që sfidon OKB-në dhe në rastin më të keq na bën ne të dalim huq, sepse mendoj që nuk do të ketë një jetëgjatësi. Nuk mendoj se në të ardhmen do të ketë një Bord të Paqes”, tha Mema.



Skip to toolbar