Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme

BOTA


“Çdo thirrje për luftë bërthamore është e papërgjegjshme”, kështu ka deklaruar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ndërsa ka dhënë edhe një koment në lidhje me vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për të ndryshuar doktrinën bërthamore të Rusisë.

Në një konferencë për shtyp në Bruksel, pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së për mbrojtjen, Borell dënoi çdo deklaratë në favor të përdorimit të armëve bërthamore.

“Nuk është hera e parë që ata kërcënojnë përshkallëzimin bërthamor, i cili është krejtësisht i papërgjegjshëm. Rusia ka pranuar parimin se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të bëhet kurrë. Çdo thirrje për një luftë bërthamore është e papërgjegjshme” tha Borell. /abcnews.al/



Skip to toolbar