Kryeministri britanik, Boris Johnson është bërë baba për herë të shtatë.
Bashkëshortja e tij, Carrie, ka sjellë sot në jetë fëmijën e çiftit. Sipas mediave angleze,
Sipas Mirror, çifti shkoi në një spital në Londër rreth orës 7:40 të mëngjesit të sotëm, rreth dy orë pasi oficerët e policisë shkuan për të siguruar vendin përpara mbërritjes së Carrie. Zonja Johnson, 33 vjeçe, mbante një maskë teksa i shoqi e ndiqte nga pas duke mbajtur një valixhe.
“Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë lindjen e një vajze të shëndetshme në një spital në Londër sot. Edhe nëna edhe vajza janë shumë mirë. Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit të NHS për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre”, tha në një deklaratë një zëdhënëse e çiftit.
Johnson ka me Carrie edhe një djalë, Wilf, një, i cili lindi në të njëjtën në të njëjtin maternitet në prill 2020.