Bota mirëpret Vitin e Ri 2024 me spektakël dritash

BOTA


Fishekzjarre në Singapur me rastin e Vitit të Ri
Fishekzjarre në Singapur me rastin e Vitit të RiFotografi: Edgar Su/REUTERS

Edhe në Gjermani njerëzit përshëndetën me fishekzjarre ardhjen e Vitit të R. Nuk pati incidente të mëdha, sipas bilanci në orët e para të 1 janarit. Miliona vetë festuan të qetë dhe me hedhje fishekzjarresh. Policia bëri fjalë për “sjellje normale të Natës së Vitit të Ri”. Para Natës së Vitit të Ri autoritetet policore ishin të shqetësuara për gjendjen e sigurisë në Gjermani, po duket se nata kaloi e qetë. Një tragjedi ndodhi në Koblenc Natën e Vitit të Ri, ku një djalë i ri 18-vjeçar ndërroi jetë pas një aksidenti gjatë ndezjes së një fishekzjarri. Megjithë përpjekjet për ta sjellë në jetë ai ndërroi jetë nga pasojat e shpërthimit, bëri të ditur policia në Koblenc.

Natën e Vitit të Ri e e festuan dhjetëra mijëra tradicionalisht në koncertin e madh në Portën e Brandenburgut, ku pas disa vitesh pati sërish një spektakël fishekzjarresh. Festimet në Berlin u zhvilluan nën masa të forta sigurie. Nuk pati trazira të mëdha si vitin e kaluar, por disa herë policët dhe forcat e shpëtimit u goditën me mjete piroteknike. Policia ndaloi 300 vetë.



Skip to toolbar