“Është mëse e mundur të arrihet një marrëveshje, pavarësisht mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, u takon miqve dhe partnerëve tanë të përdorin arsyen e shëndoshë”, tha udhëheqësi konservator në një intervistë me BBC.
“Shpresoj se do të arrijmë një marrëveshje, kjo varet nga miqtë tanë. Ata bënë një marrëveshje me Kanadanë të llojit që ne duam, pse të mos e bëjnë me ne? Ne jemi kaq afër, ne kemi qenë anëtarë të BE-së për 45 vjet. E kemi gati në dorë, kjo varet prej tyre”, shtoi Johnson.
BM u largua nga BE më 31 janar, por vazhdon ende të zbatojë rregullat e BE-së deri më 31 dhjetor.
Në mungesë të një marrëveshjeje deri në këtë datë, një ndërprerje e papritur e tregtisë do të trondiste më tej ekonomitë tashmë të dobësuara nga pandemia e COVID-19.