Britania e Madhe është në garë për një vaksinë kundër COVID-19 teksa tashmë ka filluar edhe tentativën apo provën e tretë për të nxjerrë një produkt të suksesshëm.
Vaksina është projektuar nga një kompani belge që përdor një virus të ftohtë të modifikuar gjenetikisht dhe që trajton sistemin imunitar.
Kjo provë vjen fill një javë pas suksesit që ka shënuar vaksina e Pfizer dhe BioNTech që kanë siguruar një vaksinë që të mbron 90% nga COVID-19 dhe që ka shkaktuar edhe entuziazëm, por ndërkohë provat vijojnë ende në disa vende si SHBA, Rusia etj që synojnë vaksinë për COVID-19.