Britania ‘merr frymë’ lirisht nga 19 korriku

CORONAVIRUS


Britania do të “marrë frymë” më lirshëm pas dy javësh. Kryeministri i vendit, Boris Johnson pritet të shpallë sot vendimin për heqjen e shumë prej kufizimeve për shkak të situatës nga Covid-19.

Lehtësimi i kufizimeve pritet të nisë nga 19 korriku, raporton The Guardian, edhe pse ky vendim vjen mes reagimve nga këshilltarët shkencorë të qeverisë të cilët kanë paralajmëruar se kjo masë të favorizonte infektime të reja.

Pavarësisht rasteve me Covid që janë rritur në nivelin e tyre më të lartë që nga janari 2021, kryeministri është i vendosur të vazhdojë me fazën përfundimtare të zhbllokimit të vendit.

Në një konferencë për shtyp të Doëning Street të hënën pasdite, Johnson pritet të shpallë masat si lejimin e të rriturve plotësisht të vaksinuar të udhëtojnë në vendet e listës së gjelbër pa pasur nevojë të vet-izolohen kur të kthehen; mbajtjen sipas dëshirës së maskave, përveçse detyrimisht në spitale dhe ambiente të tjera të kujdesit shëndetësor; dhe nuk do të kërkohet nga të rriturit e vaksinuar plotësisht të izolohen nëse ata kanë kontakt me një person të infektuar.



Skip to toolbar