Britania do të nisë sot dozat e para të vaksinës së Oxford-AstraZeneca, duke përshpejtuar programin e saj të vaksinimit.
Më shumë se 500 mijë doza të vaksinës janë gati për përdorim sot.
Sekretari i shëndetësisë e përshkroi atë si një “moment kryesor” në luftën që Mbretëria e Bashkua po bën kundër virusit, pasi vaksinat do të ndihmojnë në frenimin e infeksioneve.
Por Kryeministri ka paralajmëruar rregulla më të ashpra në luften kundër virusit që mund të jenë të nevojshme për një periudhë afatshkurtër.
Boris Johnson tha se kufizimet rajonale në Angli “ndoshta do të bëhen më të ashpra” ndërsa Britania e Madhe përpiqet të kontrollojë një variant të ri, me përhapje të shpejtë të virusit.
Të Dielën më shumë se 50,000 raste të reja të konfirmuara Covid u regjistruan në Mbretërinë e Bashkuar, duke bërë që Laburistët të kërkojnë një bllokim të tretë kombëtar në Angli.