Britania zgjeron fushatën e vaksinimit te grupmosha 16 e 17 vjeç nga frika e Deltës

CORONAVIRUS


Britania e Madhe do të shtrijë fushatën e saj të vaksinimit anti-Covid për grupmoshën 16 dhe 17-vjeç, për shkak të rritjes së infektimeve nga përhapja masive e variantit Delta.

Ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, në një deklaratë për shtyp bëri me dije se autoritetet po përgatiten që procesi i të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Unë i kam kërkuar Autoritetit Publik Britanik që të përgatiten për vaksinimin e grupmoshës 16-17 vjeç sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Javid.



Skip to toolbar