“Britanikët preferonin Zogun”, Ilir Ikonomi: Si ndikoi raporti i Fan Nolit me sovjetikët në krisjen e marrëdhënieve me perëndimorët

Më të fundit


Në librin e ri “Rebeli Fan Noli”, Ilir Ikonomi përshkruan edhe marrëdhëniet e veprimtarit të shtuar me sovjetikët dhe perëndimorët.

Në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, Ikonomi zbuloi se si britanikët ishin acaruar me Nolin për shkak të një letre që ai kishte shkruar një ministër britanik.

Më pas, ai flet edhe për marrëdhëniet me sovjetikët, tentativat e sovjetikëve për të vënë një përfaqësues në Shqipëri dhe ‘djallëzia’ që i bënë ata në fund Nolit.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Ahmet Zogu ishte alternativë më e pranueshme dhe e përshtatshme për kohën?

Ilir Ikonomi: Po, shumë. Psh ministri britanik Harry Eyres mendonte se Zogu ishte alternativa më e pranueshme dhe kjo e zemëroi Nolin dhe me të ardhur në pushtet, gjëja e parë që bëri u ankua te kryeministri britanik McDonald, me një letër drejtuar nëpërmjet ministrit të tij Konica në Londër, ku thoshte se Harry Eyres nuk përfaqëson mbretërinë britanike dhe ju duhet ta hiqni nga Shqipëria sepse raportet që bën ai janë të shtrembëruara. Mirëpo, të thoshte këtë britanikëve ishte një sakrilegj dhe ata u zemëruan shumë dhe i kërkuan Konicës tërheqjen e kësaj letre. Ky ishte një rebelim i Nolit.

Sokol Balla: Në këtë kryengritje, a pati përleshje?

Ilir Ikonomi: Po pati gjakderdhje. Mund të ketë patur rreth 200 të vrarëve sipas disa raporteve por për Shqipërinë mendohej se mund të kishte patur disa më tepër. Pati në Lezhë, në Berat dhe në disa vende të tjera përpjekje por nuk ishte shumë i përgjakshëm.

Sokol Balla: Çfarë ke zbuluat diçka që të ka bërë më shumë përshtypje në këto dokumente. Cilat janë dokumentet e reja që zbulove…

Ilir Ikonomi: Mendoj se nuk ka gjëra tektonike, por çështja me Nolin dhe këtë pjesë të historisë që është studiuar shumë nga historianët, ajo që kam bërë unë është që i kam vënë këto gjëra në kontekst. Psh çështja e sovjetikëve dhe pse donin me çdo kusht të dërgonin një përfaqësues në Tiranë. Ata nxitohen shumë për këtë gjë dhe i bëjnë gjërat fshehurazi që ta dërgojnë me çdo kusht dhe mua më ka habitur kjo se përse insistonin kaq shumë dhe arsyeja kishte qenë fare e thjeshtë. Ata donin që ky përfaqësues të ishte shtylla për përhapjen e bolshevizmit në Ballkan. Ka gjëra të tilla që nuk janë shterruar. Në çështjen e sovjetikëve, kam ndjekur fillimin e marrëdhënieve, se si Noli nisi marrëdhëniet me sovjektikët, në çfarë rrethanash…

Sokol Balla: Sepse ndonjëherë duan ta interpretojnë sikur ka qenë agjent i tyre?

Ilir Ikonomi: Jo jo, nuk është aty fjala. Por, Noli më pas e kuptoi se kishte ecur shumë përpara në çështjen e sovjetikëve dhe të huajt, shtetet perëndimore nuk e donin këtë gjë dhe ishte një faktor që ata ia mohuan përfundimisht njohjen Nolit. Kështu që nga fundi ai vendosi që t’i thotë sovjetivë ndal, nuk do të pranoj përfaqësuesin tuaj në Tiranë. Por çështjet kishin avancuar shumë dhe sovjetikët i bënë atij një djallëzi dhe dërguan përfaqësuesin e tyre në fillim në Vjenë. Aty mori vizën pa dijeninë e Nolit, konsullin e Nolit në Vjenë, më pas shkon në Romë, në Bari e më pas në Durrës dhe i vjen në Tiranë. 16 dhjetor është gati 8 ditë para se Noli të ikte nga Shqipëria. I prishën shumë punë Nolit, por më në fund ai iu lutet atyre që nuk iu thotë ikni, por përfaqësuesi sovjetik e kuptoi se ishte një barrë e madhe për Nolin dhe pas dy ditësh vendos të kthehet në Romë./abcnews.al



Skip to toolbar