Broja, takohemi të dielën/ Mediat angleze shkruajnë për shanset e shqiptarit, Everton e pret sulmuesin “kuqezi” që këtë fundjavë

Më të fundit


Takimi ndoshta është lënë për të dielën. Këtë 1 dhjetor, Evertoni do të luajë në “Old Trafford” ndaj Manchester United dhe trajneri Sean Dyche besohet se do të grubullojë në ekipin e parë edhe Armando Brojën.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare bëri kthimin e shumëpritur në fushë për Shpresat e klubit liverpulas, duke luajtur 45 minutat e para, e duke dhënë përshtypje mjaft të mirë.

Mediat londineze, që janë pranë tifozëve, shkruajnë se Broja cilësohet në formën e duhur fizikisht, dhe se janë të gjitha shanset që ai të jetë i grumbulluar në ekip për sfidën në stadiumin që mbiquhet “Teatri i Ëndrrave”.

Vetë trajneri Dyche ka thënë se do ta ndjekë gjendjen e 23-vjeçarit hap pas hapi përpara sesa të vendosë, ndërsa vetë futbollisti thotë se mezi pret që të ndihmojë ekipin.

Everton ka shumë nevojë për gola pasi ndodhet në vendin e 15-të në Premier League me 20 skuadra, dhe është ekipi që shënon më pak me përjashtim të Southampton, vetëm 10 gola në 12 javë kampionat. /abcnews.al



Skip to toolbar