Parlamenti bullgar votoi një rezolutë për heqjen e vetos bullgare mbi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Shkupin, bazuar në një propozim të Presidencës franceze të Këshillit të BE.
Kjo praktikisht zhbllokoi procesin e integrimit në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Pas më shumë se katër orësh debati, projektvendimi u miratua me 170 vota pro 37 kundër dhe 21 abstenime.
Pas miratimit të projektvendimit nga Kuvendi Kombëtar, ajo duhet të miratohet edhe nga Këshilli i Ministrave, raportojne mediat bullgare.