Burg kush prek gazetarët. Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore në Kodin Penal të cilat dënojnë me 1 deri në 5 vite burg cilindo që godet një gazetar.
Gjithashtu me burg nga 1 deri në 3 vite dënohen edhe ata që kërcënojnë gazetarët.
Më herët gazetarët trajtoheshin para ligjit si qytetarët, por tani dënimi për ata që prekin apo kercënojnë ata, do të jetë njëjtë si ata që godasin apo kercënojnë një zyrtar publik apo punonjës shteti.
Në parlament, ndryshimet në kodin penal kaluan falë 82 votave të PS dhe 3 të PSD, ndërsa PD edhe ajo e pak e pranishme, çoi 9 kartona kundër.
Po ashtu, me të njëjtat vota u miratua edhe dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët. Nga sot një gazetar nuk mban përgjegjësi penale për shpifjen, por ai duhet qëllim kryesor të ketë interesin public, kurse pasi të jetë informuar për pasaktësinë e informacionit nga personi i prekur apo autoritetet kompetente, duhet ta përgënjeshtrojë ose sqarojë.
Kurse PD kërkoi dekriminalizimi të shpifjes për të gjithë, nga një qytetar i thjeshtë deri tek deputetët, duke hequr nga kodi penal edhe fyerjen. Amendament i cili u rrëzua me 82 vota kundër.
Dyshimeve të PD për mënyrën se si do të regjistrohen gazetarët sipas nenit të ri, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari iu përgjigj me argumentin se të gjitha këto ndryshime kanë marrë dritën jeshile nga BE.
“Qeveria është konsultuar për këto ndryshime edhe me Komisionin Europian, si për dekriminalizimin e shpifjes, por ka menduar ta ccojë edhe më tej nismën, duke i ofruar gazetarëve mbrojtje specifike”
Edhe projektligjet e tjera kaluan me votat e mazhorancës socialiste, nga ndryshimet në reformën në drejtësi për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve deri tek ndryshimet ligjore për komisionet hetimore.
