Buxheti për bujqësinë/ Denaj: Investime në infrastrukturën lumore,mbështetje për fermerët

AKTUALITET


Fondi për bujqësinë  për vitin e ardhshëm do të jetë 14.18 miliardë lekë.

Ministrja e bujqësisë Anila Denaj tha se edhe pse nevoja është më e lartë në fokus do të jenë  mbështetja e fermerëve dhe ndërhyrja në infrastrukturë si një masë për të paradaluar përmbytjet.

Sipas Denaj kushtet klimatike janë kthyer në sfidë  të vërtetë dhe kjo  është shumë e prekshme për bujqësinë.

Sfidë për bujqësinë  mbetet rritja e eksporteve duke u kthyer në një shtyllë për rritjen ekonomike në vend.

Mbi 96 mijë fermere tashmë janë regjistruar duke treguar një rritjee të formalizimit në këtë sektor.



Skip to toolbar