Buxheti sot, protesta nesër/ Berisha protestë, ditën e gjyqit në kushtetuese

Më të fundit


Më shumë se në dorë të SPAK, ku Berisha nuk ka lënë gurë pa lëvizur për të fituar lirinë e munguar prej dhjetorit të vitit të shkuar, shpresa e kreut të PD është tek Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa demokratët do të përgatiten për t’i bërë më të zëshme problemet e pensionistëve në orët e pasdites, vetë Berisha do të ketë këtë vëmendjen pak metra më tutje nga Parlamenti, tek gjyqtarët kushtetues.

Të martën, në orën 10:00 trupa kushtetuese do të shqyrtojë dosjen e tij, që kundërshton masën e parë ndaj tij, atë të “detyrimit me paraqitje”, që ai e refuzoi ta zbatojë, me argumentin se ishte anti-kushtetuese, pa kaluar më parë në autorizimin e Parlamentit.

Këtë anti-kushtetueshmëri Berisha pret që të martën ta artikolojnë të paktën 5 gjyqtarë, nga 8 që janë aktualisht, me shpresën për të fituar liri-daljen nga “izolimi në shtëpi”, që i vendosi në fund të dhjetor të shkuar prokuroria e posacme anti-korrupsion për dosjen “Partizani”.

Seanca në Kushtetuese është në bazë dokumentesh, cka do të thotë që seanca me akimim individual, është me dyer të mbyllura dhe pa prezencën as të avokatit të tij, Genc Gjokutaj.

Megjithatë vetë gjqytarët mbi bazën e dosjes që kanë cuar mbrojtësit e Berishës, do të duhet të vendosin për fatin e kreut të opozitës, që paralelisht me mosbindjen e vakët civile, që premtohet më vonë të jetë e vazhdueshme, po përgatitet dhe për zgjedhjet e pranverës.

Megjithatë nga gjykimi në SPAK, Berisha nuk është në të njëjtin pozicion si në fillim, kur për të u lajmërua masa e detyrimit të paraqitjes.

Në shtator ai u mor i pandehur nga SPAK dhe zyrtarisht iu komunikua akuza për korrupsion pasiv, kryer në bashkëpunim.



Skip to toolbar