“Bypassi i Elbasanit, nyja më e rëndësishme e korridorit VIII”/ Balluku: Do nisë puna për bypassin e Sarandës

AKTUALITET


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se Bypassi i Elbasanit, nyja më e rëndësishme e korridorit VIII.Në aktivitetin infrastruktura, arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030, Balluku u shpreh se për bypassin po vijojnë punimet dhe pritet të kushtojë 250 milionë euro.Ndër të tjera, Balluku tha se do të nisë puna për ndërtimin e bypassit të Sarandës.

“Bypassi i Elbasanit, ka proces të detajuar. Parashikohet të ketë kosto 250 milionë euro, është nyja më e rëndësishme e korridorit VIII. Rruga Kardhiq-Delvinë, 44 kilometra. Është vazhduar edhe me rrugën që çon deri në Delvinë. Akse të tjera të dorëzuara, aksi Orikum-Dukat, në funksion që nga vera e kaluar.

Tuneli i Llogarasë, tashmë totalisht i përfunduar me të gjithë komponentët e tij, 7 mijë automjete në ditë dhe në fundjavë, 14 automjete në ditë. Kemi nisur nga puna, ta zgjidhim duke krijuar një hyrje të re për Sarandën përmes bypassit, jemi në fazë të miratimit të zbatimit të projektit. Bypassi i Sarandës do jetë 3.1 kilometra i gjatë”, theksoi ajo./abcnews.al



Skip to toolbar