Është përzgjedhur gjyqtarja relatore e çështjes në ngarkim të Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixho dhe Ema Coku.
Burime për mediat bëjnë me dije se përmes shortit elektronik, gjyqatarja relatore për dosjen e Metës dhe Kryemadhit u caktua Etleva Deda.
Ndërsa dy gjyqtarët e tjerë mësohet se do të jenë Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka.
