Çapjat, korrupsion me AMA-n. Në pranga anëtarja e PD dhe dy nga fisi i “famshëm”

AKTUALITET


Policia e Shtetit ka finalizuar të premten një operacion në Elbasan, duke zbardhur tre ngjarje kriminale të hetuara ndër vite, që ka sjellë arrestimin e nëntë personave dhe shpalljen në kërkim të katër të tjerëve. Në qendër të hetimeve ka qenë fisi Çapja në Elbasan, i njohur për hasmërinë që ka pasur me fisin Mema, që në dekadën e fundit janë shënuar shumë viktima nga të dy palët, ndërsa shumë ngjarje janë ende pa autorë. Por, përgjimet dhe hetimet për ngjarjet kriminale kanë zbuluar edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat, ku në pranga ka përfunduar edhe anëtarja e PD në AMA.

Si rezultat i hetimeve u arrit që përmes provave ligjore të dokumentohej aktivitetit korrruptiv i 8 personave, ku shtatë prej tyre janë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim. Policia tha se ata akuzohen për korrupsion. Një nga të arrestuarit është edhe gazetarja Suela Musta, anëtare e AMA-s, e cila është propozuar nga Partia Demokratike. Sipas të dhënave, punonjësit e AMA-s dyshohet se kanë kryer vepra korruptive për pajisjen me licencë të një rrjeti televiziv kabllor në Elbsan që sipas policisë zotërohet nga fisi Çapja.

Të arrestuarit

1.    B.K,  39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

2.    A.B, 61  vjeç,  lindur e banues në Elbasan.

3.    A.N, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.

4.    S.M, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

5.    I.H,  51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

6.    A.D,  34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan .

7.    Sh.S, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim

8.    E. T., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë

Para mediave për të dhënë detajet e operacionit të koduar “Krasta” ishte zv.drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj,  Prokurori i Çështjes Ridvan Sukja, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Voci si dhe Drejtori i Policisë Elbasan, Arian Muça.

Hajnaj deklaroi para mediave se operacioni u krye në kuadër të tre procedimeve penale, Konkretisht për procedimin penal të vitit 2006, që bën fjalë për tentativën e vrasjes së shtetasit F.M, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2006 në Elbasan; procedimit penal  të vitit 2012, që bën fjalë për vrasjen e shtetasit G. B. (alias A. M) dhe të babait të tij N. B, ngjarje e ndodhur më datë 15.08.2012,  në lagjen “Çlirimi” Elbasan dhe procedimin penal  të vitit 2013, për heqje të paligjshme të lirisë së një personi, e ndodhur ndodhur në datë 19 prill 2013 në qytetin e Elbasanit.

“Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2006, policia tha se është arrestuar F.Ç, 38 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagjia “Emin Matraxhiu”. Për procedimin penal të vitit 2013, u arrestuan M. L (alias S.Ç), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia 5 Maji”, aktualisht person i shpallur në kërkim për një tjetër vepër penale. Po ashtu është zbuluar edhe E.Ç, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale dhe vendimi ndaj këtij shtetasi u ekzekutua në ambientet e IEVP Elbasan. Ndërsa për procedimin penal të vitit 2012, policia tha se janë shpallur në kërkim dy persona.

Ja pamjet e operacionit "Krasta".Në kuadër të operacionit "FORCA E LIGJIT", në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Policia e Shtetit finalizoi operacionin policor "KRASTA", ku u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore 3 ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Gjatë operacionit u godit edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe të sektorit privat. (Procedim i nisur në vitin 2017)Operacioni, u zhvillua nga Njësia Hetimore pranë Task – Forcës Speciale Qendrore, në Departamentin e Policisë Kriminale. Në operacion u përfshinë edhe Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim më Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Forcat Speciale RENEA, FNSH-ja dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.Gjatë këtij operacioni u bënë kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente të tjera. U arrestuan dhe u ndaluan 10 persona si dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë. U sekuestruan dy armë zjarri, radio policie, dylbi, drogë, municion e sende të tjera. Gjithashtu u shoqëruan disa persona për verifikim

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 14. Juni 2019


Skip to toolbar