Celja Negociatave, Minxhozi: Na duhet për t’u kontrolluar më shumë. Lubonja: Europa ka sëmundjet e veta prandaj pranon këtë qeveri

AKTUALITET


Analistët Skënder Minxhozi dhe Fatos Lubonja në distancë kanë debatuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në Neës24 lidhur me integrimin europian dhe çeljen e negociatave.

Minxhozi shprehet se Shqipëria duke u afruar me BE dhe Europën ka shanse për përmirësim dhe kontrollim.

Por Lubonja e ka kundërshtuar duke thënë se Europa ka sëmundjet e veta dhe prej kohësh duhet të kishte ndërhyrë në Shqipëri por ka parë interesat e veta. Sipas analistit Europa pranon këtë regjim, pra qeverinë aktuale sepse ka sëmundje në qeveritë e shteteve të saj dhe rasti është edhe Turqia që prej kohësh ka hapur negociatat dhe ka përfunduar me regjimin e Erdogan.

SKËNDER MINXHOZI: Nga dërgimi i mjekëve në Itali u spostua tek integrimi. Futen tek njëra- tjetra po janë çështje të ndara. Kemi marrë një Ok për negociatat që është i vuajtur me shumë kushte dhe shumë shtyrje afatesh. Është proces kompleks pra jo i rrëshqitshëm siç e kanë pasur vendet e tjera. Do zgjasë shumë. Në dy pika nuk bashkohem. Tek legjitimimi nga të huajt, që na duhet legjitimimi i shqiptarëve. Kujtoj që dokumenti kryesor i zgjedhjeve në Shiqpëri është raporti final i OSBE. Votat e Durrësit i pastrojmë në Varshavë. Ne nuk dimë ç’farë Evropë gjejmë nëse vjen dita të aderojëm atje.

Elementi i dytë është i qëndrimit jashtë apo futjes brenda. Integrimi nuk është shpërblim, por shkop. Ne e kemi treguar 30 vjet ç’farë kemi bërë, këtë mish- mash, këtë sallatë maqedone.Të afrohemi me disa vende që respektojnë rregulla. Nuk është gjithçka pra që ndriçon nuk është ar. Ne nuk duhet të integrohemi që të vlerësohemi nga Europa por që të kontrollohemi. Fushat me hashash, korrupsionin, krimin i kemi pasur pa të huajt. Kjo është një shans që të jemi pak më mirë.

DEBATI NË REAL STORY

FATOS LUBONJA: Që mo se zgjas po i jap një shembull që është Turqia që ka çelur prej kohësh negociatat dhe ka përfunduar në këtë regjim erdoganist

SKËNDER MINXHOZI: Nuk jemi Turqia

FATOS LUBONJA: Jemi më keq se Turqia. Se nuk kemi shtet, nuk kemi ekonomi. Kjo Europë që ka sëmundjet e veta pranon këto gjysëm regjime që në vend që t’i kundërshtojë. Duhet të kishin ndërhyrë por kanë parë interesat e veta. Po sjell dy shembuj. Rama u tregua i gatshëm që të marrë armët kimike në Siri.

SKËNDER MINXHOZI: Po pra jemi më keq se Turqia

SKËNDER MINXHOZI: Italia mori përsipër armët kimike

FATOS LUBONJA: Jo nuk o mori Italia se nuk i pranonte njeri ato. U zbërthyen në Mesdhe.

Çfarë dua të them, që duke bërë këto politika. Hajde sill muxhahedinë, armë kimike se na mbështet Amerika dhe marrim mbështetje për një qeveri me 1 mijë probleme.



Skip to toolbar