Centrali i energjisë së erës, qeveria i hap rrugë projektit të parë në Fier

AKTUALITET


Në mbledhjen e të enjtes të Këshillit të Ministrave, një nga vendimet e marra nga qeveria, ka qenë miratimi i ndërtimit të “Centralit Gjenerues të Energjisë Elektrike Eolike”. Ky projekt, i miratuar tashmë nga Qeveria, do të zbatohet në Fier, konkretisht në Njësinë Administrative Topojë, nga shoqëriar “Max Energy”, Sh.p.k.. Centrali që prodhon energji nga veprimtaria e erës, është parashikuar të ketë një kapcitet 3 MW.

Fillimisht është parashikuar që ky central të ketë vetëm një turbinë. Sipas projektit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, mësohet se projekti do të nis zbatimin menjëherë pas marrjes së lejes së ndërtimit, ndërsa vënia në punë e tij parashikon një kohë prej 24 muajsh, që pas nisjes së ndërtimit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe institucione të tjera, do të jenë mbikqyrëse të zbatimit të këtij projekti, me qëllim që ecuria e punimeve gjatë realizimit, cilësia dhe konfrmiteti të jenë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe dokumentacionin e projektit.

Firma që do të ndërtojë këtë impiant të energjisë Eolike, sipas kontratës me Këshillin e Ministrave, do të duhet që pas vënies në punë të impiantit, të japë një sasi energjie prej 2% për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë pjesa tjetër e energjisë elektrike do të shitet për furnizuesin publik, sipas legjislacionit në fuqi parashikon kontrata.



Skip to toolbar