Juristi Jordan Daci thotë se procesi i ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lidhur me çështjen ‘Gërdeci’, do të marrë formë përfundimtare vetëm në Gjykatën e Lartë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Daci u shpreh se rihapja e kësaj çështjeje ishte shumë e sforcuar.
Sipas Dacit, SPAK ka treguar aftësi, por shtoi se 17 prokurorët nuk mund të ndryshojnë për një ditë Shqipërinë.
“Nuk thirret një person nëse nuk ka tregues të provuar në shkresa të shkruara, që ka lidhje të drejpërdrejtë ose tërthorazi, Mesa di unë, kontrata ka qenë në domainin e ministrisë së vet. Ka pasur një vendim të Këshillit të Ministrave përsa i përket shkatërrimit të municioneve. Procesi i zotit Mediu, besoj do marrë formë përfundimtare jo në këtë gjykatë, vetëm në Gjykatën e Lartë, kjo për arsye se ky proces, në thelb përmbysi disa parime të padiskutueshme deri më sot të të drejtës penale që lidhen me institutin e parashkrimit të ndjekjes penale dhe disa elementë të tjerë procedural, për të cilat, rihapja e çështjes së Mediut është shumë e sforcuar. Do duhet që kjo përfundimisht kjo çështje të marrë zgjidhje përfundimtare në Gjykatën e Lartë, sepse Gjykata e Lartë e ka në domain.
Përtej faktit ka apo nuk ka faj Mediu, mendoj se SPAK është shumë e aftë, sigurisht nuk mund të ndryshojnë për një ditë Shqipërinë”, theksoi ai.