Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët u pyet për çështjet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë, mes të cilave negociatat për çështjen e pensioneve dhe të marrëveshjes së detit.
Hasani u shpreh se negociatat me Greqinë vendi ynë i ka në shumë dimensione dhe që po trajtohen me kujdesin maksimal nga palët.
-Edi Rama kur erdhi në pushtet premtoi që do të kishte zero konflikte me fqinjët. Situata me Greqinë nuk ka qenë shumë rozë kohët e fundit. Doja t’ju pyesja për dy gjëra që vazhdojnë të jenë të pazgjidhura me Greqinë. E para si po ecën negociatat për njohjen e pensioneve dhe sa i takon dosjen për marrëveshjen e detit. Ju thatë që Xhaçka e ka çuar dosjen në Presidencë. Edhe një pyetje pak më personale kur bëni këtë rezyme a e quani dështim faktin që nuk u zgjodhët si sekretar i Përgjithshëm në OSBE?
“Negociata me Greqinë ka shumë dimensione, ka shumë vektorë dhe mënyra që ne vazhdojmë t’i trajtojmë me kujdesin maksimal. Në gjithë këtë përpjekje ajo që prevenon është interesi i qeverisë shqiptare për ta çuar vendin tonë pranë BE duke mos lënë pas ato që janë themelet e një marrëdhënie të mirë dhe të shëndetshem dhe për këtë kemi pasur një angazhim shumë të mirë me Greqinë. Duke u futur në të gjitha detajet e nevojshme, por duke pasur edhe kujdesin që detajet të mos prishinm tonet dhe është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojëm të kemi këtë angazhim jo vetëm e fqinjët, por me të gjithë vendet e BE për të pasur rezultate ”, u shpreh ministri Hasani.
Ndërkohë ministri Hasani pati një përgjigje edhe sa i përket pyetjes për faktin që nuk u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i OSBE.
“Sa i përket pyetjes personale unë them që nuk ka pasur për asnjë moment asnjë çedim në atë që ne kemi qenë të qartë që në fillim që interesi i bendit është mbi çdo interes personal të çdo individi, përfshirë edhe veten time edhe unë e konsideroj sukses që duke pasur një mbështetje maksimale mbi 70% të vendeve anëtare të OSBE u tërhoqa në momentin e duhur për t’i dhënë rrugë jo vetëm konsensusit por edhe për zhvillime të rëndësishme që lidhen ngushtësisht me dy partner strategjik të Shqipërisë siç janë Turqia dhe Greqia”, tha mes të tjerash Hasani.