CEZ-DIA/ Avokati: Aferë me të vrarë, ambasadori vdiq se e dinte se çfarë afere të ndyrë bëri Meta

Më të fundit


Avokati Idajet Beqiri theksoi se dosja CEZ DIA nuk duhet të vonohet më dhe se Ilir Meta, të cilin e bën si përgjegjësin kryesor të kësaj afere, të dalë para drejtësisë. Ai thotë se shteti duhet të hetojë edhe vrasjen e dy personave, dëshmitarë të aferës.

“Dosja e CEZ-DIA është gati dhe Ilir Meta është përgjegjësi kryesor i asaj afere korruptive. Janë 514 milionë euro që kanë humbur shqiptarët. Është hetuar, janë marrë të gjitha provat, janë kthyer letër porositë, pyetur dëshmitarët. Hetimi nuk është shumë i thellë sepse do të dalin element të tjerë që janë me të vërtetë rrëqethëse për Shqipërinë.

CEZ DIA ka të vrarë. Është në nderin e SPAK, por mendoj të më falin edhe familjaret e dy viktimave, që kanë ikur në mënyrë misterioze për ata që nuk e njohin çështjen ndërsa për ata që e njohin do të thonë se është një vrasje me paramendim, edhe të ish drejtorit të CEZ, Ilirjan Zeqaj, është eliminuar nga kjo bandë kriminale e aferës së CEZ DIA-s. Ilir Meta ka dorë në këtë punë. SPAK duhet të shikojë shkakun e vdekjes së Zeqajt dhe të Qazim Tepshit.

Ambasadori vdiq se dinte se çfarë afere të ndyrë bëri Meta, çfarë mori në Çeki. Meta i besonte shumë atij por ai ishte burrë shumë i ndershëm, nuk u pajtua me këtë aferë dhe pa patur asnjë lloj sëmundje. Duhet të hetohet kjo punë, si vdiqën këta dëshmitarë okularë.

Nëse SPAK nuk heton gjëra të kësaj natyre, jemi të rrezikuar. Për korrupsion këta kanë vrarë njerëz. Marrë edhe dëshminë e të shoqes së Kastriot Ismailajt, SPAK duhet t’i thërrasë mendjes se pse ajo në dëshminë që ka dhënë ka thënë që jam e rrezikuar, po e jap këtë intervistë dhe po kërkoj azil politik në Austri se jam i rrezikuar nga Ilir Meta.

Jam i bindur që shteti shqiptar nuk duhet të luajë rolin deri më sot, rolin e indiferentit sikur s’ka ndodhur asnjë gjë. Duhet t’u drejtohet autoriteteve të Austrisë që Ismailaj të flasë për këtë aferë korruptive. Dënimin më të rëndë duhet ta vuajnë këta kriminelët realë. CEZ DIA s’duhet të vonohet më, nuk duhet bërë politikë me këtë”, u shpreh avokati për ABC News. 



Skip to toolbar