Çfarë rezultati pret në Berat? Kandidati i PS përgjigjet pas votimit

AKTUALITET


Besoj se do të kemi të njëjtin rezultat me atë të vitit 2023, kur socialisti Ervin Demo fitoi me 60% të bashkisë, kundrejt kundërshtarit të tij. Keshtu u shpreh, kandidati Partisë Socialiste i Bashkisë së Beratit Ervin Ceca, pas votimit.

“Besoj që do të jemi pak a shumë në të njëjta shifra dhe të njëjtin rezultat”, u përgjigj ai .

Në një deklaratë për mediat pas votimit ai shprehu bindjen se qytetarët e Beratit do të bëjnë zgjedhjen e duhur. “Jam i bindur që qytetarët e Beratit do të bëjnë zgjedhjen e duhur”.

Ervin Ceca i Partisë Socialiste kandidon përballë Pavlo Shkarpës, i cili garon si pavarur dhe mbështetet nga opozita.  Në këtë bashki kanë të drejtë vote 82 161 zgjedhës.



Skip to toolbar