Champions, skena lufte para Olympiakos-Bayern

SPORT


Katër tifozë të Bayern Munich janë plagosur pas një sulmi të papritur nga ana e tifozëve të Olympiakos para ndeshjes së Champions League mbrëmjen e së martës.

Policia greke ka bërë të ditur se rreth 80 persona, shumë prej të cilëve kanë pasur kaska motoçiklistësh, kanë hyrë me forcë në një fushë futbolli në Athinë, ku po luhej ndeshja e Youth League mes formacioneve Under 19 të Olympiakos dhe Bayern, dhe kanë sulmuar tifozët gjermanë që kanë qenë në shkallët e stadiumit. Për momentin nuk ka asnjë sinjalizim për të arrestuar, ndërsa nuk dihet seriozitet i plagëve të marra nga tifozët gjermanë.



Skip to toolbar