Chelsea mposht Ajax, Leipzig përmbys Zenit

SPORT


Chelsea ka mundur 1-0 Ajax-in në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Grupit H të Champions League. Skuadra e Frank Lampard ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme falë golit të realizuar nga Batushuayi në minutën e 86-të. Në këtë fitore kthehet të jetë protagonist Christian Pulisic, i cili ka  dhënë asistin për belgun. Kjo fitore ka ndihmuar londinezët të shkojnë në gjashtë pikë dhe të kapin Ajax-in në kreun e grupit.

Pasditen e së mërkurës është luajtur edhe Leipzig-Zenit, ndeshje e vlefshme për javën e tretë të Grupit G të Champions League. Gjermanët, në pritje të Benfica-Lyon, kryesojnë grupin me gjashtë pikë pas fitores 2-1 me përmbysje të marrë në shtëpi kundër Zenit. Miqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 25-të me një gol të bukur nga distanca Rakitsky, por ka arritur të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë. Në minutën e 49-ka gjetur golin e barazimit me Laimer dhe në të 59-ën ka realizuar të dytin me një goditje të mrekullueshme të Sabitzer.



Skip to toolbar