‘Cilësia e diskutimeve ka rënë në parlament’/ Lami: Në PD luhet me dy rrafshe, i preferencës së liderit dhe primarët

Më të fundit


Analisti Roland Lami, i ftuar në ‘Real Story’ u shpreh se cilësia e diskutimeve dhe debateve në parlament ka rënë dhe e quajti episodin në parlament si një teatër me aktorë të këqinj, me skenarë të keq, audiencë të kufizuar dhe regji të përcaktuar.

“Kemi të bëjmë me një teatër me aktorë të këqinj, skenarë të keq, audiencë të kufizuar dhe regji të përcaktuar. Teatri është i keq sepse ka rënë cilësia e diskutimeve dhe debateve në parlament sepse aty shihet dhe niveli i të zgjedhurëve tanë. Vite më përpara kemi pasur individë të spikatur për cështje ekonomike psh, sot nuk e ke këtë gjë qoftë ,majtas ose djathtas. Nuk po arrijnë dot të ngrihen në nivel kualitativ dhe për të marrë vëmendje dalin në role të tjera. E luajtur për një audiencë të ngushtë, cfarë kanë fiksuar në argumente financare.

Cila është teza e PD për ekonominën në këtë projektbuxhet? Nuk arrijnë të dalin në këtë konkluzion sepse cilësia e mendimit nuk arrin në këtë konkluzione. Në PD luhet në dy rafshe, i oreksit dhe preferencës së lidership-it dhe primarët, ku bien bilbilët dhe ku strukturat do votojnë për njërin ose tjetrin. Janë dy momente dhe siklete që nuk i ka PS. Kanë sikletin e liderit kush do spikasë. Duke ulur nivelin, humb shtresën e mesme. Kush përfiton nga kuptimi politik nga e djathta sepse e majta e ka ezauruar. Nga PD, a arrihet elektorali i mesëm të kuptojë cila është oferta e PD në lidhje me zgjedhjet e 2025?” – u shpreh Lami. / abcnews.al



Skip to toolbar