Covid 19, Ilir Meta: Për çdo skenar të pandemisë ka një një skenar për përballimin e situatës. Nuk ka vend për panik

AKTUALITET


Të gjithë duhet të jenë të qetë, nuk ka arsye për panik. Kështu ka deklaruar Presidenti i Republikës Ilir Meta i ftuar në “Real story” në Neës24 ku ka folur për situatën nga koronavirusi si dhe masat e marra nga strukturat shtetërore. Ai theksoi se për çdo skenar për pandeminë ka dhe një skenar tjetër për përballimin e situatës ekonomike, financiare dhe sociale.

Sa iu përket pezullimit të PPP-ve, një kërkesë e opozitës ai tha se nëse do të preken shpenzimet do të preken dhe ato sipas shkallës.

Lubonja: Diskutohen këto PPP-të thotë opozita që t’i ruajmë këto para. Ka një llogari këtu?

Meta: Për çdo skenar me përballimin e pandemisë sepse janë disa skenarë do të ketë edhe skenarin përkatës të përballimit të situatës ekonomike financiare dhe sociale. Në këtë drejtim i ftoj të gjithë të jenë të qetë. Nuk ka arsye për të pasur panik. Gjithçka është e evidentuar dhe mekanizmi po përditësohet për të qenë pranë të gjithë qytetarëve. Gjithçka do të bëhet për të kaluar në mënyrën më të lehtë por edhe më të drejtë. Për të ndarë koston për përballimin e kësaj situate. Nuk jemi në momentin e shkurtimit të shpenzimeve. Qeveria ka ndërmarrë një masë duke rritur në mënyrë të moderuar borxhin dhe deficitin. Nëse do të preken shpenzimet dhe ato do të preken sipas shkallës. Shpresoj të mos vijmë në këtë situatë por duhet të zbatojmë rregullat. Unë vetë por edhe qeveria dhe opozita do të shfrytëzojmë këtë kohë duke u takuar me grupet e interesit në mënyrë që të gjejmë rrugët më efikase të minimizimit të kostove për çdo biznes dhe çdo qytetar në vendin tonë. Qytetarët më të pamundur janë të identifikuar dhe ndihma do të shkojë në mënyrë të sigurt.



Skip to toolbar