Covid-19, Kamala Harris: Virusi është ende këtu, vëre maskën

BOTA


Festimet janë të rëndësishme, por ka ende një pandemi për t’u përballur, i kujton popullit amerikan nënpresidentja e zgjedhur e SHBA-së Kamala Harris.

“Covid-19 është akoma këtu – shkruan ajo në Twitter.

Ju lutemi vazhdoni të mbani maskën dhe distancimin social”.

Thirrja e Kamala Harris, e para afro amerikane që bëhet zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vjen pas shpërthimit të festave elektorale.

Ndërsa fushata u bë me mitingje ku njerëzit rrinin në makina, pas fitores së socialistëve, mbështetësit kanë dalë nëpër rrugë e sheshe duke festuar pa distancë dhe pa maskë.

Eprori i Harris, Joe Biden, njoftoi sot se do mbledhë një grup shkencëtarësh që të diskutojnë se çfarë duhet të bëjnë me pandeminë.

Edhe pse kishte gati një vit kohë që ta bënte këtë, Biden vetëm sot njoftoi planin për të ngritur një grup pune i cili gjithsesi nuk mund të vërë në jetë asgjë para 20 janarit 2021.



Skip to toolbar