Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën që prej nisjes së pandemisë ka kaluar shifrën e 25 milionë, më saktë 25,226,437 sipas të dhënave të John Hopkins. University.
Ndërsa të vdekurit kanë shkuar në 846,448 persona. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet vendi më i prekur, me gati 6 milionë të infektuar.
Sipas këtyre të dhënave, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në SHBA është 183 034 dhe 2 153 939 persona janë konsideruar si të shëruar nga COVID-19.
SHBA është shumë larg vendeve të prekura më shumë në botë nga pandemia në shifra absolute, si për nga numri i kontaminimeve ashtu dhe për nga numri i të vdekurve.
Ndërkohë Brazili vijon të jetë në vend të dytë me më shumë se 3 milionë raste dhe 120.260 vdekje. India është e treta, me 3 milionë infeksione dhe 63.500 vdekje.
Kohët e fundit, rastet e reja globale kanë nisur të rriten sërish me ritme të shpejta. Ndërsa afrohet vjeshta, mjekët tashmë po shohin shenja të një vale të dytë të infektimeve, e cila do të jetë thuajse e pamundur të përballohet derisa të zbulohet vaksina.