Milan po përgatitet për derbin përballë Inter pa lojtarët e grumbulluar në përfaqësueset respektive dhe me disa paqartësi. Nga njëra anë Pioli mund të buzëqesh pasi arrin të rikuperoj kapitenin Romagnoli por nga ana tjetër, përgjigjet që erdhën nga xhiro e dytë e tamponëve shqetëson jo pak.
Zllatan Ibrahimovic rezultoi sërish pozitiv edhe në testin e dytë kundër COVID-19 duke vendosur ndjeshëm në pikëpyetje prezencën e tij në derbi. Pozitiv edhe në tamponin e dytë doli edhe Leo Duarte.
Stafi mjekësor i klubit kuqezi po punon për të rikuperuar të paktën Ante Rebic, i dëmtuar në shpatull gjatë ndeshjes kundër Crotone. Javën e ardhshme, sulmuesi kroat do ti nënshtrohet disa kontrolleve për të kuptuar nëse Pioli mund ta ketë në dispozicion për derbin e 18 tetorit.